Tahiri: Serbisë nuk intereson asociacioni, por ndryshimi i kufijve
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Serbisë nuk i intereson themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por ndryshimi i kufijve
“Serbia nuk është e interesuar të zbatojë marrëveshjen e Brukselit për asociacion, kurse Kosova ka qenë e gatshme sepse kjo marrëveshje, siç thashë, nuk ofron kompetenca ekzekutive. Kjo marrëveshje bazohet në ligjet e Kosovës, kjo marrëveshje thërret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet të verifikojë ligjshmërinë dhe Gjykata Kushtetuese ka bërë dhe ka dhënë një udhëzim se si duhet të hartohet statusi. Të gjitha këto rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit dhe janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Këtë Serbia e di, prandaj ka penguar zbatimin deri më tash në forma indirekte”, ka thënë Tahiri në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.
Linku i intervistës se plotë: https://www.evropaelire.org/a/edita-tahiri-serbise-i-intereson-ndryshimi-i-kufijve/29152805.html