Tahiri: Shefave të LV-së po u interesojnë tenderët njëburimor, jo zbardhja e rastit Dehari

11 prill 2024 | 13:56

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vazhduar kritikat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për heshtjen ndaj rastit Dehari.

Ai ka bërë me dije se me të drejtë qytetarët po kërkojnë zbardhjen e këtij rasti.

Në një intervistë për gazetën “Nacionale”, Tahiri ka thënë se partia në pushtet i frikësohet zbardhjes së këtij rasti.

Ai ka vlerësuar se tani shefave të LV-së po u interesojnë tenderët njëburimore, ndërsa rastin Dehari e kanë harruar.

“Kjo heshtje ka një shpjegim. Kanë ardhur në pushtet duke e instrumentalizuar vdekjen e një djali të ri. Tani që kanë ardhur në pushtet, qytetarët, me të drejtë, po kërkojnë ta zbardhin të vërtetën. Por, LV-së në pushtet nuk po i intereson e vërteta për Astrit Deharin. Shefave të LV-së tani po u interesojnë vetëm tenderët e kontratat njëburimore. Për Astrit Deharin po heshtin”, është shprehur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërndarë një video…