Tahiri shikon nga afër mbjelljen e patates në Vushtrri
22 prill 2018
| 13:43
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar të dielën fermerët të cilët po e kryejnë mbjelljen e patates në këtë komunë.
Ai ka bërë me dije se bujqësia është dega kryesore e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit në komunën e Vushtrrisë.
“Jemi të bekuar me tokë pjellore dhe me fermerë të vyeshëm. Do të jemi pranë tyre si qeverisje e re për të ofruar gjithë përkrahjen që mund të ofrojë komuna”, ka thënë Tahiri.