Tahiri: Shpërndarja e Kuvendit ndodhë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet
14 maj 2024
| 13:17
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se shpërbërja e Kuvendit për këtë parti mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri Albin Kurti shkarkohet ose dorëhiqet.
“Ne si Aleancë e kemi propozuar një mocion të votëbesimit në Kuvend. Shpërbërja e Parlamentit për AAK-në mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet”, ka deklaruar Tahiri.
I pyetur nëse kjo parti do të takohet me Kurtin, ai ka thënë se nuk kanë arsyeje te mos takohen, mirëpo siç ka thënë ai duhet të dihet tema e diskutimit.
Më tutje, ai ka thënë se AAK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, organizmi strukturor i AAK-së kurrë nuk ka qenë më i fuqishëm, as në Kosovës e as në diasporë.