Tahiri: Shpresoj të fitojmë ndaj Ballkanit

05 nëntor 2021 | 16:20

Optimist për ndeshjen kundër Ballkanit është shfaqur edhe sulmuesi i Dritës, Ardit Tahiri, i cili theksoi se atmosfera në grup është e mirë dhe janë gati për ndeshjen derbi.

“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe poashtu nivelin e kundërshtarit. Jemi munduar dhe kemi punuar maksimalisht me përgatit ndeshjen për nesër. Atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe shpresoj të fitojmë”, ka thënë Tahiri.

Kurse, futbollisti Ardit Tahiri ndër të tjera theksoi se nesër pritet të jetë një përballje e fortë dhe ndeshje e mirë për t’u ndjekur, por Drita është e motivuar të bëjë më të mirën dhe të marrë fitore.

Për ndeshjen e xhiros së 13-të janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përpos Arbnor Mujës që po vazhdon rikuperimin dhe Prince Balde për shkak kartonit të kuq.

Ndeshja derbi e kësaj jave zhvillohet të shtunën, ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga kryetari i…