Tahiri: Shqipëria dhe Kosova së bashku mund të rrisin potencialin dhe partneritetin strategjik me aleatët

09 prill 2022 | 13:39

Forcimi i sigurisë, burimet energjetike dhe integrimet evropiane ishin disa nga temat që shefi i Grupit Paralamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ia ka potencuar në tryezën e Ballkanit Perendimor në sesionin me temën “Siguria – Rajoni – Evropa”.

Në hapjen e kësaj tryeze, Tahiri ka theksuar se është e rëndësishme të nisim nga ngjarja më e re në Ukrainë, por duke reflektuar edhe ngjarjet e para dy dekadash.

“Duke vendosur në fokus temat e partneritetit dhe ato strategjike mes shteteve të një kombi në krye të agjendës. E para është, ne duhet ta forcojmë dhe konsolidojmë sistemin e sigurisë në vendet tona. Pra, për ushtritë tona dhe bashkëpunimin ndërshqiptar. Prandaj konsolidimi, forcimi i institucioneve tona të sigurisë si të: Policisë, Ushtrisë, Inteligjencës, bashkëpunimi i thellë dhe proaktiv, është e ardhmja përpara”, ka deklaruar Tahiri, duke shtuar se çështja e dytë ka të bëjë me orientimet e përbashkëta strategjike.

“Për shqiptarët një drejtim është, në NATO dhe partneritet strategjik me Amerikën. Këta nuk na lanë më 1999, ishin me Kosovën dhe Shqipërinë në momentet më të vështira. Pra, ky drejtim për ne si komb shqiptar është i rëndësishëm. E treta, ka të bëjë me energjinë elektrike. Varësia energjetike, e disa vendeve, po tregon për influencën e sigurisësë Ruse, tashmë duhet kërkuar alternativa tjera me partnerët strategjik si SHBA. E, ne shqiptarët i kemi burimet tona të cilat duhet shfrytëzuar. T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale, ta forcojmë sistemin energjetik, të bashkëpunojmë dhe ta bëjmë real tregun kombëtar energjetik”, ka thënë ai.

Sa i përket gazsjellësit, Tahiri ka theksuar se Shqipëria tashmë e ka rrugen e qartë, ndërsa në Kosovë ende ka dilema rreth fizibilitetit dhe paqarësi për gazëzjellësin Amerikan.

“Për Kosovën, kjo ka rëndësi kyçe në sigurinë energjetike dhe atë strategjike. Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu është çelës që nuk ka alternativë. Para bashkëpunimit rajonal duhet ta forcojmë bashkëpunimin bilateral Kosovë-Shqipëri, i kemi 40 marrëveshje që po mbesin të parealizueshme. Në tavolinat rajonale Kosova duhet të jetë e barabartë, dhe për ne në këto tryeza njohja, barazia është me rëndësi, që Kosova mos të bie pre e iniciativave rajonale që strategjikisht të na dëmtojë si Kosovë. Pra, bashkëpunimi rajonal mos ta lë nën hije interesin strategjik të Kosovës. E, interesi strategjik i Kosovës është interes i Shipërisë dhe i gjithë shqiptarëve kudo që janë”, është shprehur ai.

Tahiri ka thënë se buk kemi rrugë tjetër përveç integrimit evropian, për shkak se siç ka thënë: “me rrënjë jemi evropian dhe duhet që shoqëritë dhe institucionet tona t’i bëjmë evropiane”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë pacientë janë të shtrirë për tretman mjekësor nga Covid-19,…