Tahiri: Shqipëria duhet të jetë lidere në Ballkan
26 nëntor 2021
| 16:23
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Shqipëria duhet të jetë lidere në Ballkan dhe jo Serbia.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që ka qenë faktor paqeje e stabiliteti në kohët e krizave.
“Nëse dikush duhet me qenë lider në Ballkan, duhet të jetë Shqipëria, sepse është e vetmja në Ballkan që ka qenë faktor paqeje e stabiliteti në kohët e krizave dhe luftërave. Një gjenocidbërëse si Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit”, ka shkruar Tahiri.