Tahiri: Shumica parlamentare sot iku nga seanca, iku nga detyrimet para qytetarëve

26 tetor 2023 | 14:10

Shefi i Grupit Parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi mazhoranca lëshoi seancën kur në rend ditë ishte rezoluta e propozuar nga ky grup parlamentar për koeficientin e pagave.

Tahiri ka thënë se shumica parlamentare sot ikë nga seanca, ikë nga përgjegjësia, ikë nga detyrimet para qytetarëve, ikë edhe nga debati.

“Në vend se të lëvizet çdo guri për gjetjen mënyrës për rritje të koeficientit, pra pagave, shumica parlamentare sot ikë nga seanca, ikë nga përgjegjësia, ikë nga detyrimet para qytetarëve, ikë edhe nga debati. Kjo qeveri, kjo shumicë, i ka kthyer shpinën qytetarëve, shërbyesve civil, pensionistëve, prindërve. Nuk do të ndalemi në kërkimin e llogaridhënies për këtë sabotim dhe papërgjegjësi. Qytetarët tanë duhet të jetojnë më mirë”, është shprehur Tahiri.

May be an image of 1 person and the Oval Office

Ai ka theksuar se qytetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë sjellje politike e cila përhapjen e mjerimit dhe nënshtrimit e ka në epiqendër të veprimit politik.

“Kjo është rezoluta e propozuar: 1. KËRKON nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në ndarjet buxhetore për vitin 2024, të propozoj buxhetin e nevojshëm – ashtu që vlera e koeficientit të pagave nga 105 euro sa ishte në vitin 2023, për vitin e ri fiskal 2024 të ngritët në 129 euro, dhe të bëhen përgatitjet e nevojshme që ky koeficient të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2024”, ka theksuar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) do të rrisë presionin ndaj Kosovës dhe…