Tahiri: Si 17-vjeçare kam përfaqësuar Vushtrrinë në botën e artit

06 maj 2019 | 16:31

Delegatja më e votuar në Kuvendin zgjedhor të Degës së PDK-së në Vushtrri, Suzana Tahiri, ka reaguar ndaj raportimeve të disa medieve, të cilat kanë shkruar se Tahiri karrierën e saj e ka nisur si shitëse në një pompë benzine.

Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”, ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke shkruar se karrierën e saj e ka filluar në reality show, konkretisht në emisionin “Shtëpia e Kosovës”, i cili është transmetuar në TV21.

Ajo ka thënë se si 17-vjeçare ka përfaqësuar  Vushtrrinë në botën e artit. “Unë kam vërtet një lidhje shpirtërore me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kam gjithashtu një dashuri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe liderin e saj historik Thaçin dhe Veselin”, ka shkruar Tahiri.

/Epoka  e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2590342417702380&set=a.356014567801854&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha është larg shënuesve të tjerë…