Tahiri: Situata në aspektin social kurrë nuk ka qenë më e vështirë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është mëse minimale.
“Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit:
Mbledhja e dy qeverive përfundoi, u nënshkruan disa marrëveshje, lutemi që këto marrëveshje mos të mbesin vetëm në letër, por të kthehen në projekte konkrete.
Tash po i kthehemi gjendjes në vend.
Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale.
Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize.
Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji.