Tahiri: Situata në veri nuk zgjidhet vetëm me deklarata siç po bën Qeveria Kurti
19 dhjetor 2022
| 14:08
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, sërish ka dalë me një deklaratë pas gjendjes së krijuar në veri tash e disa ditë.
Sipas saj, situate e barrikaduar po vazhdon akoma në veri. Ajo tha se kjo situatë nuk zgjidhet vetëm me deklarata siç po bën Qeveria Kurti. Tahiri shprehet se duhet zgjidhje të shpejt dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.
Statusi i plotë:
Situate e barikaduar po vazhdon në veri! Kjo situate nuk zgjidhet vetëm me deklarata siç po bënë Qeveria, duhet zgjidhje te shpejt dhe te koordinuar me partneret ndërkombëtar! Serbia do te vazhdoj ta mbaj peng veriun, Qeveria duhet ta ndaloj!