Tahiri: Sot e dërgojmë në qeveri projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

21 mars 2022 | 14:04

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë me dije se sot (e hënë) do ta procedojnë në Qeverinë Kurti plotësim-ndryshimin e ligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Ky projektligj i shkon sot Qeverisë së Kosovës dhe qeveria ka afat një muaj për shqyrtimin e këtij projektligji. I kërkojmë qeverinë që mos ta shtyjë një muaj, por ta trajtojë në mbledhjen e parë të Kuvendit”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, ai ka kërkuar themelimin e një komisioni hetimor për çështjen e energjisë elektrike.

“Konsiderojmë që është e rëndësishme të krijojmë një komision hetimor mbi çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Rritja e energjisë  është 100 për qind e nganjëherë edhe 115 për qind”, është shprehur Tahiri.

Vetëvendosje kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë projekt e ka vizualizuar me klip, të cilin u…