Tahiri: Sugjerimi i Kurtit që drafti i Asociacionit të dërgohet në Komisionin e Venecias, amatorizëm
06 qershor 2024
| 15:38
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur amatorizëm sugjerimin e kryeministrit, Albin Kurti që drafti i Asociacionit të dërgohet në Komisionin e Venecias.
Tahiri i ka bërë me dije Kurtit se asnjë palë e tretë nuk mund dhe nuk ka mandat të dërgojë atje akte për shqyrtim.
“Kryeministri Kurti në kërkim të një rrugëdalje nga qorrsokaku ku ka hyrë vetë dhe ku e ka futur Kosovën me temën e draftit të Asociacionit, me pasoja lënien e vendit në paradhomë të pritjes për anëtarësim në KiE, po kërkon që BE dhe Lajçak të shërbejnë si zëdhënës të qeverisë së tij, duke sugjeruar që ata mund ta qojnë draftin në Komisionin e Venecias. Ky është amatorizëm dhe mashtrim klasik”, ka shkruar mes tjerash në Facebook”.