Tahiri: Takimi i Uashingtonit ka rëndësi strategjike për Kosovën
Ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka vlerësuar lart takimin e liderëve të Kosovës me sekretarin amerikan të Shtetit.
Ajo ka thënë se një takim i tillë, si ky dje në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka rëndësi strategjike për Kosovën.
“Takimi i nivelit të lartë në ShBA në mes të delegacionit kosovar dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dje në Uashington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën. Aleanca me ShBA-në është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe zhvillohet në vazhdimësi”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Twitter”.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mbrëmë, sipas kohës sonë lokale, janë pritur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Departamentin Amerikan të Shtetit.