Tahiri: Takimi Merkel-Haradinaj në Berlin, historik

05 qershor 2019 | 22:32

Kryeministri Ramush Haradinaj është pritur të mërkurën me ceremoni shtetërore në Berlin, derisa ka arritur atje për një vizitë shumë të rëndësishme.

Nesër ndodh takimi i rëndësishëm i kryeministrit Haradinaj me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Këtë takim, zyrtarët e Qeverisë po e shohin si historik.

Koordinatori nacional për reforma, Besnik Tahiri ka thënë në lajmet qendrore të RTK-së se kjo vizitë është vizitë historike, veçanërisht kur dihet se takimi po ndodh në kohën kur Qeveria Haradinaj dhe kryeministri po marrin vendime sovrane.

“Takimet dhe programi i vetë kryeministrit në Berlin, takimi me kancelaren Merkel, pastaj takimi me kryetarin e Bundestagut, takimet me një numër të madh të deputetëve të të gjitha subjekteve politike dhe takimet në Lutjet e Mëngjesit tregojnë për një agjendë të ngjeshur të kryeministrit dhe për rëndësinë dhe mundësitë që ky takim do të ketë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka pohuar se temat e takimit do të jenë ato që lidhen drejtpërdrejt me thellimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Gjermani, por në të njëjtën kohë edhe me forcimin e besimit të ndërsjellë.

“Kancelarja Merkel, por edhe Gjermania, kanë pasur një rol të rëndësishëm, një rol të cilin kryeministri gjatë tërë kohës e ka kërkuar edhe në raport me temën e dialogut, por edhe në raport me temat e zhvillimit ekonomik. Në veçanti, ajo që na gëzon është qëndrimi i Gjermanisë karshi procesit të integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave, ka qenë shumë decidiv dhe shpresoj se ky takim do të rezultojë me lajme të mira për vendin dhe për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Tahiri.

“Takimi historik ndërmjet kancelares Merkel dhe kryeministrit Haradinaj, pritet të trajtoj tema që pa dyshim do të rrisin bashkëpunimin e ndërsjellë, e veçanërisht besimin e ndërsjellë”, ka thënë Tahiri.

“Do të diskutohen tema të aspektit politik, të zhvillimit ekonomik e integrimit evropian. Qënderimet e kryeministrit Haradinaj janë të ditura dhe shpresoj edhe në mbështetjen e shtetit gjerman në këtë agjendë të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/videos/10156155713556611/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka me…