Tahiri takohet me zëvendëspresidentin e PE-së: Diskutimi Wieland, përmbajtjesor dhe shtytës për reflektim
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, deputetin gjerman, Rainer Wieland.
Tahiri tha se diskutimi me Wieland është gjithmonë përmbajtjësor dhe shtytës për reflektim.
Po ashtu, Tahiri i theksoi dy nevoja themelore në rrafshin strategjik dhe rolin e partive politike.
“Pata kënaqësinë të takoj zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, deputetin gjerman, Rainer Wieland. Diskutimi me Wieland, është gjithmonë përmbajtjesor dhe shtytës për reflektim. Po i ndaj dy: nevojën për qartësim dhe veprim në rrafshin strategjik dhe rolin e partive politike”, ka thënë Tahiri.
“Partitë politike janë organizata që prodhojnë ekzekutiv, pra udhëheqës të qeverive. Kjo, nënkupton që zhvillimi, profilizimi dhe forcimi i partive me kuadër e resurse njerëzore është po aq i rëndësishëm sa vet Qeveria”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Krejt në fund Tahiri tha se indiferenca e të rinjve ndaj angazhimit politik është brengosëse.
“Indiferenca e të rinjve ndaj angazhimit politik është brengosëse. Kjo, duhet ndryshuar duke u hapur partitë, punë që jemi duke e bërë në AAK. Shpejt do të dalim me dy produkte politike si dritare të reja për angazhim të gjeneratave të reja”, përfundoi ai.