Tahiri takon gjimnazistët që përfaqësojnë Kosovën ‘European Youth Parliament’
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur sot në takim tre gjimnazistët e Gjimnazit ‘Eqrem Qabej’ të Vushtrrisë të përzgjedhur për të përfaqësuar Vushtrrinë e Kosovën nga ‘European Youth Parliament’ edicioni i 3!
Ai ka thënë se roli i të rinjve mund të sjellë ndryshimeve pozitive në shoqëri.
“Beharja, Vlera dhe Pleurati janë tri gjimnazistët e Gjimnazit ‘Eqrem Qabej’ të Vushtrrisë të përzgjedhur për të përfaqësuar Vushtrrinë e Kosovën nga European Youth Parliament edicioni i 3! I takova këta nxënës sot në komunë, bashkë me drejtorin e DKA-së dhe drejtorin e gjimnazit ku biseduam për ndryshimin në Vushtrri dhe rolin e të rinjve për inicimin e ndryshimeve pozitive në shoqëri”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/