Tahiri: Tallja me grevistët, matje e rezistencës qytetare nga ana e qeverisë
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti është duke u tallur me grevistët për ta matur rezistencën qytetare karshi pushtetit.
Ai ka thënë se grevën në arsim, Kurti e ka kthyer në betejë për dominim.
“Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e qeverisë. Thyerja eventuale e saj është thyerje e çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë. Fatkeqësisht, një grevë legjitime kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim. Një lëshim për kryeministrin sot, është një vit më shumë dominimi total dhe jo demokratik për kryeministrin nesër. Është e pabesueshme me çfarë mendësie qeverisëse e politike jemi duke e u ballafaquar!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.