Tahiri: Tash kur dështoi ta hap Urën, Kurti po thotë se ‘po presim KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it”
10 shtator 2024
| 22:49
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.
Tahiri beson se Kurti ka dështuar për hapjen e urës dhe sipas saj, ai tash po thotë se po e presin KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it.
“Tash kur deshtoi ta hap Uren, Kurti e ka gjetur fajtorin – po thote ‘po presim KFOR-in dhe shtetet e Quint-it” – ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Kurti ka thënë se tani janë në pritje të QUINT-in dhe KFOR-it për këtë çështje, duke e përmendur koordinimin me këta mekanizma.