Tahiri: Të hënën i deponojë nga 2 mijë euro për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka bërë me dije se të hënën do t’i deponojnë nga 2 mijë euro për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.
Tahiri nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka thënë se si nuk e di nëse ata do të dalin të pafajshëm apo do të dënohen, por se duhet të kontribuohet për vlerat e luftës.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Tahirit:
NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!
Vazhdojmë…!
Të dashur qytetarë, zgjedhjet janë kryer dhe tani duhet t’i kthehemi realitetit që ka të beje me njerëzit që kontribuuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR.
Se a dalin të pa fajshëm për luftën e Kosovës, duhet te dalin, por a dënohen apo jo nuk e di, neve na duhet të kontribuojmë për vlerat e LUFTËS.
Në ditën e hënë, do t’i deponojmë në fondin e tyre nga 2000€
Pra për komandantin e luftës, z. Hashim Thaçin me shokët:
Jakup Krasniqi,
Rexhep Selimi,
Kadri Veseli,
Nasim Haradinaj,
dhe z. Gucatin.
Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII…!
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.