Tahiri thotë se Haradinaj nëpërmjet taksës ia ka ndalur rrugën Thaçit në Bruksel (Video)

03 shkurt 2019 | 16:39

Ish-ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradinaj, në pamundësi që ta ndalë rrugën e presidentit Hashim Thaçi në Bruksel, ka vendosur taksën e cila sipas saj ka bllokuar dialogun me Serbinë.

Duke shprehur qëndrim e saj kundër korrigjimit të kufijve, ajo ka thënë se Hashim Thaçi duhet të ndalet përmes institucioneve.

Sipas saj, një marrëveshje që prek kufijtë, është marrëveshje që qon në luftë.  Ajo në një intervistë për “Kosovapress” ka thënë se udhëheqësit institucionalë, përfshirë këtu presidentin e vendit, duhet të hartojnë një deklaratë, ku secili hedh firmën aty, dhe e njëjta siguron që nuk do ketë ndryshim të kufijve.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës se…