Tahiri thotë se ka kërkuar zyrtarisht të rishqyrtohen masat ndaj gastronomisë

23 korrik 2020 | 13:29

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka deklaruar se i ka thënë se i ka drejtuar një letër zyrtare ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrit të Tregtisë, Vesel Krasniqi dhe kryeministrit Avdullah Hoti për hapjen e gastronomisë sipas kërkesave të tyre.

“Më 21 korrik kam takuar Odën e Hotelerisë dhe turizmit dhe kam nisur shkresë tek ministri i Shëndetësisë dhe kryeministri me kërkesën për rishikimin e punës së gastronomisë. Çka dallon dy orë nëse punojnë. Pra me punuar jo deri në orën 21:00, por deri në ora 23:00”, ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq e ka përshkruar Sergio…