Tahiri thotë se platforma e Kurtit në Bruksel për dialogun ishte e dobët

21 qershor 2021 | 12:22

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se platformës së Kurtit për dialogun në Bruksel i munguan tri pika: 1. Njohja reciproke në kufijtë aktual; 2. Reparacionet e luftës dhe Sukcesioni.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se se mungesa e këtyre pikave ka bërë që platforma e qeverisë të ishte e dobët.

Postimi i plotë i saj:

Pikat që i munguan platformës së Kurtit në Bruksel janë:
1. Njohja reciproke në kufijtë aktual – si kërkesë kryesore dhe e vetmja arsye e dialogut final
2. Reparacionet e luftës – që përfshinë jo vetëm çështjen e të pagjeturve por gjithë vargun e dëmshpërblimeve të luftës dhe gjenocidit, vrasjen e terrorizimin e dhjetëra mijëra shqiptarëve, dhunimin e 20000 grave, një milion të dëbuar, pensionet, depozitat bankare etj
3. Sukcesioni – Kosovës i takon një e teta e pasurisë se ish-Jugosllavisë, ku ka qenë njëra nga 8 njësitë federale.
Në të gjitha intervistat këto ditë kam theksuar se mungesa e këtyre pikave ka bërë që platforma e qeverisë të ishte e dobët. Duke qenë se kam pasur shumë pyetje nga qytetarët përmes mesengjerit, vendosa t’ju përgjigjem edhe me shkrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës…