Tahiri thotë se po fillon një epokë e re për gjyqësorin
01 shkurt 2018
| 13:21
Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako të projektligjeve për gjyqësorin, për të cilët është thënë se do ta rrisin transparencën dhe besimin në gjyqësor.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka theksuar se sundimi i ligjit kërkon gjyqësor të fuqishëm dhe të pavarur që forcon sundimin e ligjit.
“Ta kthejmë besimin në efikasitetin e gjyqësorit. Ligji i ri i obligon gjykatat t’i publikojnë aktgjykimet. Besoj që do ta rrisë transparencën dhe besimin në gjyqësor. Konsideroj se sot është ndër ditët më të veçanta për mua. Do të punojmë që të kemi mbështetjen e deputetëve sepse me miratimin e këtyre projektligjeve, do të filloj një epokë e re për gjyqësorin e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.