Tahiri thotë se qëllimi i Kurti dhe Sveçlës është delegjitimimi i kërkesave të NjSI-së

02 nëntor 2023 | 11:04

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë reagimet e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë për qellim delegjitimim të kërkesave të Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI).

“Paska reaguar edhe kryeministri e edhe ministri ndaj protestës së FIT-it, me të vetmin qëllim delegjitimimin e kërkesave të tyre. Mos harroni se Albini edhe Xhelali gjerë e gjatë, kanë ligjëruar për meritat e tyre dhe të Qeverisë, deri aty ku ka përmendur përmirësimet e kushteve të punës së policëve, sikur të bëhej fjalë për punonjës të administratës publike dhe jo për njerëz, që jeta e të cilëve shpesh u ekspozohet kërcënimit dhe rrezikut maksimal. Diçka që pas ngjarjeve në veri e dinë edhe fëmijët parashkollorë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se as Kurti e as Sveçla nuk tregojnë se si kanë ardhur deri te shuma e pagës së NjSI-së.

“Pa fije sinqeriteti Kurti e Sveçla ua përmendin pagën mesatare atyre që protestuan, që sipas tyre, për këtë vit paska arritur shifrën 2200 euro! Kryeministri e ministri nuk tregojnë se si ka ardhur deri te kjo shumë, pra nuk përmendin fare sakrificën e tyre natë e ditë në veri, në kohë me shi, e me stuhi.”

“Pra, kur i duhen pamjet e sukseseve të intervenimeve, dalin me foto e me pamje. Por, kur për një moment e kanë një hall, të njëjtit për të njëjtit policë, dalin me një shifër, për të krijuar përshtypjen e rrejshme te qytetarët dhe publiku, që gjoja këta policë kanë pagë relativisht të mirë. Për besë, turp!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 12-të e Superligës do të mbyllet sot me…