Tahiri tregon arsyen pse refuzoi të bëhet pjesë e delegacionit të Kosovës për dialog

15 qershor 2021 | 16:57

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka treguar se ka refuzuar ftesën për të qenë eksperte e jashtëm e delegacionit të Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ajo ka treguar arsyet e refuzimit të kësaj ftese.

“Kam pasur ofertë të jem pesë e ekipit të ekspertëve që është krijuar nga ndërkombëtarët. E kam refuzuar ftesën, sepse nuk më ka pëlqyer oferta. Nuk mund të jem një këshilltare në delegacionin e Brukselit, sepse për këto 30 vjet sa kam qenë e kyçur në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, unë kam qenë lidere vendimmarrëse dhe nuk mund të kaloj tani në pozitë të këshilltares. Pra, nuk ka pasur një ofertë më serioze, prandaj ajo që më është ofruar e kam refuzuar”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka bërë me dije se është kontaktuar edhe nga kabineti i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për disa dokumente që kanë të bëjnë me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Më ka ftuar, por nuk kam shkuar në takim. I kam thënë se për çfarëdo që të këtë nevojë të më shkruajë me shkrim dhe unë do t’i përgjigjem. Nga kabineti i Bislimit më kanë kërkuar disa shpjegime në lidhje me disa dokumente. Natyrisht se unë ua kam dhënë shpjegimet dhe disa këshillime me shkrim”, ka thënë Tahiri.

Kosova ka bërë mjaft kompromise, radhën e ka Serbia

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabio Capello ka folur në lidhje me kalimin e Jose…