Tahiri tregon për kërkesat e AAK-së në takim me Borrellin
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar për kërkesat që AAK-ja i ka prezantuar para përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.
Pas takimit, ai ka thënë se AAK-ja ka kërkuar që BE-ja sa më shpejt ta vendos në agjendë liberalizimin e vizave. “Në takim i bëmë publike qëndrimet tona. Treguam zotimin tonë për përmbushjen e MSA-së. Kërkuam që sa më shpejtë të vendoset në agjendë liberalizimi i vizave”, ka thënë Tahiri.
Ai ka folur edhe për qëndrimin e AAK-së për dialogun Kosovë-Serbi.
“Sa i përket temës së dialogut, si AAK e përshëndetëm angazhimin e Merkelit, Macronit dhe Grenellit. Thamë se sa i përket dialogut është e rëndësishme që të kemi një njohje reciproke, është e vetmja zgjidhje sepse që 20 vjet e kemi humbur kohën”, ka deklaruar ai.