Tahiri tregon përparësitë e pesë kandidatëve të AAK-së për kryetarë të komunave

11 nëntor 2021 | 11:43

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka përcjell një mesazh për qytetarët për raundin e dytë të zgjedhjeve më 14 nëntor.

Tahiri ka shkruar përparësitë që kanë pesë kandidatët e AAK-së që janë në garë për zgjedhjet e balotazhit për kryetar komune.

“Në garën e balotazhit e 14 nëntorit 2021, pesë kandidatët e tonë kanë gjithë përkushtimin dhe dijen për të qeverisur në konceptin zhvillimor për komunat. Numri 121, më 14 nëntor, është zgjedhja për transformim e zhvillim të komunave”, ka shkruar Tahiri, derisa ka shkruar për secilin nga kandidatët e AAK-së për veçorit që kanë për t’u zgjedhur kryetar komune.

Ardian Gjini, kryetari i Gjakovës, është simbol i transformimit. Bartës i praktikave më të mira të zhvillimit ekonomik lokal dhe punësimit. Ai, i ka dhënë Gjakovës vendin e merituar, duke e kthyer në qendër të zhvilluar e atraktive.

Bekë Berisha, deputeti zë i projekteve të mëdha për Istogun, një personalitet me energji të rrallë e përkushtim të veçantë në punë. Ai, do ta bëjë Istogun komunë lider për turizëm, e potencialin e saj, do ta kthejë në zhvillim e mirëqenie për qytetarët.

Smajl Latifi, kryetari i Rahovecit, është i mishëruar me shërbimin ndaj qytetarit. Gjithë jetën ia ka përkushtuar vendit e qytetit. Ai, ka ranguar Rahovecin në kreun e komunave për nga qeverisja e mirë dhe transparenca. Ndërkaq, ka qenë krahu i njerëzve punëtorë, e prodhues të Kosovës në Rahovec.

Zenun Elezaj, kryetari i Klinës, është personifikimi i një kryetari intelektual, që me dije, urtësi dhe përkushtim, ka arritur ta kthej në drejtim të mbarë Klinën. Ai, përveç ngritjes së madhe të parametrave qeverisës në performancë, ka dhënë shembullin e kryetarit që është gjithnjë afër qytetarit, e që prodhon zgjidhje për problemet që ata ballafaqohen.

Agron Kuçi, kryetari i Junikut, njeri i urtë e i përkushtuar, që ka kaluar përtej gjitha mundësive që një komunë të re, ta bëjë lider në performancë. Ai, ka kthyer Junikun në pikën referente të trashëgimisë dhe turizmit, duke thithur gjithë potencialin e programeve zhvillimore në projekte për qytetarët dhe qytetin”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka…