Tahiri tregon pse nuk i la pasaportat në Kuvend siç premtoi, nëse nuk kalon demarkacioni
Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri sot në Kuvend kishte marrë me vete pasaportat e tij dhe të familjarëve, ku tha se në qoftë se nuk kalon marrëveshja e demarkacionit, do t’i dorëzojë të gjitha ato dokumente udhëtimi.
Por seanca e Kuvendit u shtye për të premten, pasi partitë politike nuk arritën konsensus.
Deputeti Tahiri për ‘’Periskopin’’ ka thënë se do ta mbajë fjalën dhe në momentin që do të shkojë në votim demarkacioni e të mos kalojë, do t’i dorëzojë pasaportat.
‘’Unë kam thënë, ata që votojnë dmth nuk kanë votuar akoma. Në momentin që shkojnë në votim e nuk kalon demarkacioni, nuk votohet fare, unë i dorëzoj pasaportat, ndash para mediave , ndash qysh të doni. Edhe të familjes edhe ato të miat që i kam diplomatike, dhe atë dej 2020. Se kam fare problem. Edhe i kam një nam pasaporta të tjera prej 2002, të mbushura me vizë amerike, Londër e të gjitha’’, ka thënë ai.
Tahiri ka potencuar se edhe para se të shkojë në votim demarkacioni, ka kërkuar prej deputetëve që t’i dorëzojnë të gjithë pasaportat e pastaj të mendojnë për votën që do të japin.
‘’A e patë sot çka ndodhi tek ambasada e Gjermanisë, ton ai njeri ashtu me prit, është mjerim për neve. Unë nuk jam për me dhënë tokë fare, por smund të bëhem më patriot se ata që kanë luftuar në kufi. Edhe tash unë smund të dalë para tyre, unë mund ta mbroj një kauzë. Kam qenë kundër ratifikimit të demarkacionit edhe në atë kohë, por tash presidenti ka bërë një aneks marrëveshje, ndërkombëtarët vazhdojnë me qenë pro kësaj, edhe ata dinë ma mirë se na diçka. Popullata shumicë është pro asaj, kështu që unë nuk mund ta mbaj peng Kosovën’’, ka shtuar Labinot Tahiri.
Deputeti i AKR-së ka ripërsëritur se nesër nëse nuk kalon marrëveshja, do t’i dorëzojë pasaportat.
‘ Në politikë bëhen shumë dredhina, unë nuk jam person që i duroj ato gjana. Kështu që mos mu gut. Unë e kam thënë para mediumeve dhe e mbaj atë që e kam thënë. Du m’u solidarizu me këta njerëz, pasi është e padrejtë me të kërku ty një vizë ose mu. Ne nuk mund të bëjmë viza , janë ambasadat, por njerëzit kanë mbetë shumë keq’’, ka thënë ai.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, sot pas dy orësh pritje për të nisur seanca ku do të votohej projektligji për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka njoftuar se do të shtyhet për të premten, duke nisur prej orës 10:00.
Kjo pasi LDK ka thënë se nuk do ta votojë marrëveshjen, nëse përfshihet edhe raporti i kryetarit të komisionit aktual, Shpejtim Bulliqi. Po ashtu edhe Lista Serbe ka bërë të ditur në mënyrë të prerë se nuk do të votojë.