Tahiri tregon rolin e Rusisë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

12 shkurt 2023 | 15:29

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar deklaratën e autoriteteve ruse që Serbia nuk ka në dorë asgjë për marrëveshjen finale me Kosovën.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se tash Rusia këtë gjë do ta bazojë në kushtet gjeopolitike në raport me shtetet e perëndimit, duke e ndërlidhur me luftën në Ukrainë.

“Tash Rusia e bëri të qartë se Serbia nuk ka asgjë në dorë për marrëveshjen finale me Kosovën, duke theksuar se do të këtë vet rol Rusia në këtë proces të cilën do ta bazojë në kushtet gjeopolitike me perëndimin, duke e ndërlidhur me luftën në Ukrainë”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Greqisë ka vizituar më 12 shkurt…