Tahiri tregon se kush do ta zëvendësojë EULEX-in
08 maj 2018
| 22:46
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka theksuar se Misionin për Sundimin e Ligjit (EULEX), do të ndryshohet me grupe të ekspertëve në fushën e drejtësisë, të cilët do ta monitorojnë përparimin e Kosovës.
Ai në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se nuk e dimë se si do të emërtohet ky grup i ekspertëve, të cilët sipas tij, do të kenë karakter këshilldhënës dhe monitorues.
“Sa i përket monitorimit nga Bashkimi Evropian (BE), në rrafshin e sundimit të ligjit e shohim si dicka pozitive, sepse ne aspirojmë të jemi pjesë e asaj familje. Do të kemi në vazhdimësi raporte monitorimi për punën e gjyqësorit, policisë, qeverisë, etj”, ka shtuar Tahiri.