Tahiri: Tri vite kur kolosi i kombit, Adem Demaçi, i takon përjetësisë

26 korrik 2021 | 13:49

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi në trevjetorin e vdekjes.

Tahiri ka theksuar se Adem Demaçi me zërin kumbues zgjoi kombin kundër robërimit.

“Tri vite kur kolosi i kombit, Adem Demaçi, i takon përjetësisë. Baca Adem me zërin kumbues zgjoi kombin kundër robërimit, me mendje mprehtësi u bë kambana e rezistencës, me sakrificën udhërrëfyes i shtegtarëve të lirisë. Shumë kombe e popuj jetojnë me ëndrrën t’i kenë prijësit si Baca, neve na mbetet ta ndjekim idealin, jetën dhe veprën e kishte lartësim për popullin dhe atdheun”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia Olimpike në “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi i ka dhënë…