Tahiri: U modernizua Kurti e krejt LV-ja, i thanë po asociacionit ‘modern’
27 tetor 2023
| 13:18
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije mbrëmë se ishte i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike, ku bënë pjesë edhe formimi i Asociacionit.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë.
Ajo ka thënë se tashme u modernizuan Kurti e krejt LV-ja, i thanë po asociacionit ‘modern’.
“U modernizua Kurti e krejt LV-ja, i thanë po asociacionit ‘modern’”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.