![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/edita-tahiri.jpg)
Tahiri uron Ditën e Çlirimit të Kosovës: Udhëheqja dhe Amerika e sollën lirinë pas 100 vjetësh
12 qershor 2024
| 11:01
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë dhe aktivistja e dalluar e çështjes kombëtare, Edita Tahiri, ka uruar qytetarët për Ditën e Çlirimit.
Ajo ka thënë udhëheqja dhe Amerika e kanë sjellë lirinë pas 100-vitësh robërie.
“E gëzofshim përjetë Ditën e Çlirimit – populli trim. Udhëheqja dhe Amerika e sollëm lirinë pas 100 vjet robërie! Krenari dhe lavdi për të gjithë. Lavdi të rënëve për liri. Flamuri shqiptar na priu”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.