Tahiri uron qytetarët për Vitin e Ri, kujton krerët e UÇK-së në Hagë: Ata i dhanë kuptim e shije çdo feste
31 dhjetor 2022
| 19:14
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri.
Ai tha se me mendje janë tek ata që “janë privuar nga festa pranë familjeve por të cilët i kanë dhënë kuptim e shije çdo feste, që nga liria e pavarësia jonë si dhe ngritja e shtetit modern të Kosovës”.
Postimi i plotë:
Të dashur miq e të nderuar qytetarë
Nga zemra, ju uroj një vit të begatë, me shëndet, lumturi e përmbushje aspiratash në çdo sferë. Në këtë mbrëmje të ndërrimit të viteve, me mendje jemi tek ata që janë privuar nga festa pranë familjeve por të cilët i kanë dhënë kuptim e shije çdo feste, që nga liria e pavarësia jonë si dhe ngritja e shtetit modern të Kosovës.
Qoftë vit i mbarë për të gjithë.
Gëzuar Vitin e Ri 2023!