Tahiri vazhdon përgatitjet në Austri
Albin Tahiri ndodhet në qendrën skitare në Molltal Glacier të Austrisë, ku po i vazhdon përgatitjet për garat e ardhshme ndërkombëtare para Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Skitari i Kosovës në Austri po përgatitet për disiplinat e sllallomit të madh dhe super sllallomit të madh. Shpenzimet e përgatitjeve të Tahirit, që njëherit është edhe bursist për LOD Pekini 2022, po mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Pikërisht në Austri, Tahiri pritet të nis edicionin e ri të garave në fillim të muajit dhjetor, nëse garat e planifikuara mbahen sipas planprogramit, shkaku i pandemisë Covid-19.
Deri më tani, Albini ka plotësuar kriteret për normë olimpike në katër disiplina të skijimit alpin: lëshim, kombinim alpin, sllallom të madh dhe sllallom. I ka mbetur vetëm edhe super sllallomi i madh. LOD Pekini 2022 mbahet prej 4-20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës.