
Tahiri: Vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prap lajm negativ Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalonin e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës.
Ai në llogarinë e vet në “Twitter” ka shpërndarë disa lajme të mediave të huaja ku shkruajnë rreth këtij vendimi të Qeverisë Kurti.
Tahiri ka theksuar se vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prap lajm negativ Kosovën, sikurse problemi me energji elektrike javën e kaluar në Reuters.
“Vendimmarrja në Qeverinë e Kosovës është stihike, pa vlerësime të sakta dhe e pa informuar, pra është ‘one man show’. Vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prap lajm negativ Kosovën, sikurse problemi me energji elektrike javën e kaluar në Reuters. Është viti 2022, kthjelluni!”, ka shkruar Tahiri.