Tahiri: Vendimi i ri për targat, kthim prapa për Kosovën e Kurtin
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat lidhur me zbatimin e vendimit për targat.
Tahiri në Prime Time në Kanal10, ka thënë se menaxhimi i kësaj situate, është vazhdimësi e një menaxhimi të dobët të kryeministrit Albin Kurti.
“Menaxhimi i kësaj situate është vazhdimësi e një menaxhimi shumë të dobët, që mund t’i kthehet boomerang Kosovës. Ky vendim është një kthim prapa për Kosovën, për Albin Kurtin – kryeministrin, dhe mbi të gjitha është një goditje që iu është bë Kosovës, duke i pa reagimet e Departamentit të Shtetit”, ka thënë ai fillimisht.
Më tej, Tahiri ka thënë se duhet të bëhet kujdes pasi situata është shumë serioze, pasi çdo lëvizje e gabueshme mund ta kthejë Kosovën prapa.