Tahiri: Veriu po rrezikohet nga hapat e gabuar të Qeverisë Kurti

11 dhjetor 2022 | 11:15

Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri, duke thënë se kjo pjesë po rrezikohet nga hapat e gabuar të Qeverisë Kurti.

Tahiri tha se është koha që opozita t’i thotë “stop” Qeverisë.

“Veriu po rrezikohet nga hapat e gabuara të Qeverisë Kurti, koha që opozita t’i thotë stop qeverisë, nuk duhet të pres më shumë…sa nuk është bërë vonë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Shpërthimet dhe sulmet ndaj policisë kanë vazhduar mbrëmë në veri, ani se presidentja Vjosa Osmani dje shtyu datën e zgjedhjeve në katër komunat deri më 23 prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është raportuar se…