Tahiri: Veseli dha qëndrim prej burrështetasi shtetformues
Analisti politik Ramush Tahiri, ka vlerësuar lart liderin e PDK-së Kadri Veseli, i cili sonte u bëri thirrje partive parlamentare që mos të bëjnë lojëra politike por të shkojnë në Kuvend dhe me konsensus ta shpërndajnë parlamentin për t’i hapur rrugë zgjedhjeve.
Tahiri ka deklaruar se ky qëndrim i Kadri Veselit është qëndrim i burrështetasit shtetformues.
“Bravo për Kadri Veselin. Sapo, nëpërmjet RTK-së, i’u drejtua qytetarëve, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës janë të pashmangshme. Ai i ftoi të gjithë kryetaret e partive politike parlamentare të vijnë në konsultime në Kuvend dhe të merren vesh për mbajtën e Mbledhjës plenare të Kuvendit në të cilën deputetet me dy të tretat e votave (80) do të shpërndajnë Kuvendin. Lajm shumë i mirë, qëndrim prej shtete-formuesi, përkushtim. Me këtë ska nevojë të shkohet ne konsultime te Presidenti Hashim Thaçi dhe nuk ka nevojë as shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj. Mandati i takon popullit dhe askush nuk duhet t’i frikohet zgjedhjeve tha Veseli”, ka shkruar analisti Ramush Tahiri në profilin e vet në “Fcaebook”.