Tahiri: Veseli është ai që do të vendosë në lidhje me taksën
21 gusht 2019
| 21:38
Ministri i drejtësisë i qeverisë në dorëheqje, Abelard Tahiri, nuk ka dashur të flasë në lidhje me atë se çfarë do të bëjë partia e tij në lidhje me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe nëse pas zgjedhjeve dalin fitues dhe e udhëheqin qeverinë.
“Kryeministri i ardhshëm, Kadri Veseli, është ai i cili do të vendosë se cili do të jetë hapi që do ta ndërmerr në lidhje me taksën dhe dialogun. Jemi në garë zgjedhore, do t’ia lëmë kohës”. BE dhe SHBA nuk duhet të bien në lajthitje nga kushtet që i qet Serbia në lidhje me Kosovën dhe dialogun”, është shprehur ai në “Klan Kosova”.