Tahiri: Vetëm një qeveri e paaftë si kjo ka mund ta sjellë në këtë situatë në FSK
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës (FSK), Abelard Tahiri, ka thënë se nuk e kishte menduar kurrë se Kuvendi do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për ushtrinë.
Ai ka thënë se vetëm një qeveri e paaftë ka mundur ta sjellë situatën këtu.
“Nuk e kam menduar kurrë se një ditë Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për Ushtrinë e Kosovës. Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë. Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.