Tahiri: Vetëmenaxhimi shkon përtej asociacionit
Pas pauzës, me rikthimin e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend është duke vazhduar seanca në të cilën shefi i grupit parlamentar të PDK-së, kas thënë se Kosova ka marrë disa hapa të dhimbshëm “që në fakt e cenojnë atë që është shpall me 17 shkurt, pra pavarësinë e vendit”.
“Paragrafi i 3-të i preambulës, është shumë i dhimbshëm sepse si vend i bie ta respektojmë kushtetutshmërinë e te dyja vendeve dhe në një formë apo në një tjetër ne si qeveri e Kosovës ta pranojmë faktin, që të vazhdojmë me funksionuar kështu duke qenë pjesë e preambulës së kushtetutës së Serbisë, kjo është e dëmshme dhe e dhimbshme. Fatkeqësisht, siç duket Republika e Serbisë po e ndërton një rast për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Tahiri.
Më tutje, ai ka thënë se asociacioni është fakt i kryer.
“E kemi nenin 7-të, si pjesë e dëmshme dhe e panjohur ku Republika e Kosovës merr përsipër themelimin e kësaj njësie që ka të bëjmë me vetëmenaxhimin e Komunitetit serb në Kosovë….Kjo formë e vetëmenaxhimit shkon përtej asociacionit, mos bini në kurthin e kryeministrit. Asociacioni është fakt i kryer”, ka thënë Tahiri.