Tahiri: Vetëvendosje ka një etje për pushtet

17 janar 2020 | 23:39

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një etje për pushtet të pakontrolluar, andaj edhe sipas saj, marrëveshja për një koalicion qeverisës nuk po arrihet.

“LVV-ja po tregon një etje për pushtet të pakontrolluar. Vetëvendosje është një faktor i panjohur, dhe nuk dihet si do të përfmormojë sepse asnjëherë nuk ka qenë në pushtet”, është shprehur Tahiri në “T7’.

E për problemin te mosmarrëveshjet në mbledhjet për koalicion të LDK’së dhe VV-së, Tahiri mendon se fajin e ka kjo e fundit. “Mendoj se problemi është të VV-ja sepse po të ishte për LDK’në, marrëveshja do të arrihej. LDK-ja ka një kulturë politike”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka rrëfyer kohën kur…