Tahiri, Vetëvendosjes: Keni blerë maska 500 për qind më shtrenjtë
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Vetëvendosjes në lidhje me keqpërdorimet e pretenduara në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë.
Tahiri në Kuvendin e Kosovës ka thënë se LV-ja është e interesuar të kamuflojë mospunën e saj.
Ai ka përmendur faktin se madje edhe maskat janë blerë 500 për qind më shtrenjtë.
“Ju jeni të interesuar me kamufluar mospunën e juaj. Vjedhje më të madhe në sektorin e shëndetësisë se në kohën e pandemisë s’ka pasur. Ju keni blerë maska 500 për qind më shtrenjtë. Ju jeni ata që e keni keqpërdor buxhetin. Këto lëndë janë në prokurori. Është ministri bashkë me stafin që i ka bërë këto keqpërdorime. Unë jam i bindur se këto janë llogari që kanë me i dhënë. Ju nuk jeni tu e ditë as çka po doni me bë. Në vazhdimësi kemi me i adresuar”, ka thënë ai.
Më tutje, Tahiri ka thënë se Komisioni hetimor s’ka mundur ta çojë deri në fund punën e tij, por që në lidhje me vjedhjet e pretenduara do të kërkohet llogari nga prokuroria.
“Komisioni s’ka mundur me kryer punën e vet për shkak të shpërbërjes së Kuvendit. Ne po e adresojmë saktë në kohën e 100 ditëve sa e kanë udhëheq qeverinë e Kosovës”, është shprehur Tahiri në Kuvendin e Kosovës.