Tahiri viziton SBAShK-un: Do të angazhohem për miratimin e Ligjit të Pagave
02 nëntor 2022
| 12:25
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Shefi i këtij grupi, Besnik Tahiri dhe deputetët Bekë Berisha e Albana Bytyqi janë pritur në takim nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Me këtë rast, Tahiri ka thënë se do të angazhohet që sa më shpejt të miratohet Ligji i Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e sindikatave.
“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për Ligjin e Pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”, ka thënë Tahiri.