
Tahiri viziton selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
30 shtator 2022
| 21:25
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vizituar selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ai është njoftuar rreth punimeve dhe angazhimeve të Asamblesë së Përgjithshme të këtij institucioni.
“Kosova është tregim i suksesshëm dhe si i tillë duhet të pranohet nga të gjithë. Falënderoj Fisin dhe Besnikun për pritje dhe respekt. Më bënë shumë krenar”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.