Tahiri: Vuçiqi, i mllefosur, Gjermania vuri në qendër Ballkanin perëndimor, e rrëzoi ‘Ballkanin e hapur’
21 dhjetor 2022
| 10:35
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Vuçiqi u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanisë dje, sepse iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit u shuan përfundimisht.
Tahiri ka theksuar se Gjermania vuri në qendër Ballkanin perëndimor ndërsa rrëzoi ‘Ballkanin e hapur’.
“Vuçiqi u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanisë dje, sepse iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit përfundimisht u shuan nga Gjermania – duke qenë se Gjermania vuri në qendër Ballkanin perëndimor ndërsa rrëzoi ‘Ballkanin e hapur'”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.