Ai ka thënë se sipas imazheve satelitore në shkallë rajoni dhe vendi dhe modeleve për parashikimin e motit vendi ynë do të ketë mot me diell, ku në orët e para të ditës sipas tij, përgjatë rrjedhës së lumenjve do të ketë mjegull, e cila do të zhduket gjatë ditës.
Tahirsylaj tregon se si do të jetë moti gjatë kësaj jave
07 janar 2020
| 11:42
Në territorin e Kosovës temperaturat deri në fund të javës do të luhaten nga -7 gradë deri në -2 gradë celsius, derisa maksimalet do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë celsius.
Kështu ka bërë me dije për ‘Telegraf’-in profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.
“Fusha e shtypjes atmosferike (barike) është e lartë dhe në përputhshmëri me pozitën gjeografike të vendit tonë. Masat ajrore të pranishme janë me origjinë nga pjesa verilindore e rajonit. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes, me shpejtësi 1 deri ne 7 metër për sekondë”, ka shtuar Tahirsylaj.