Tahirukaj, pas një dekade largohet nga Besa
14 shtator 2021
| 21:59
Hendbollisti Drilon Tahirukaj është larguar edhe zyrtarisht nga Besa Famgas. Lajmin për largimin e Tahirukajt e ka konfirmuar klubi pejan.
“Bashkëpunimit të gjatë, mbi një dekadë, i erdhi fundi. Aloja Drilon Tahirukaj më nuk është pjesë e klubit tonë. Driloni te ne erdhi si një djalosh premtues dhe po largohet si njëri prej hendbollistëve më të mirë në vend. Së bashku kemi fituar shumë trofe, kemi dominuar hendbollin kosovar dhe kemi bërë hapa në Evropë. Kontributi i tij ishte i çmuar, ndërsa rritja e tij si lojtar, falë punës profesionale që bëhet te ne, ishte shumë e madhe. Faleminderit Drilon. Suksese në karrierën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e KH Besa.